.

‘Qeveri tranzitore për zgjedhjet’- Gjiknuri në Open: Këtë kërkesë opozita t’ia bëjë Edi Ramës, nuk i takon Komisionit për Reformën Zgjedhore

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel po flitet për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emision, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se qeveria tranzitore është një kërkesë politike dhe jo çështje e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Opozita vazhdon të kërkojë qeveri tranzitore për zgjedhjet, a do ta pranoni këtë kërkesë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Kjo është një kërkesë politike e opozitës. Këtë kërkesë opozita mund t’ia bëjë Edi Ramës. Nuk është tagër e Komisionit të Reformës Zgjedhore kërkesa politike që bën opozita’- tha Gjiknuri.