.

FSHF i çon shkresë qeverisë, ja propozimet për rinisjen e kampionatit të futbollit

 

Të gjitha federatat anëtare të UEFA-s janë vënë në lëvizje menjëherë pas vendimeve të djeshme të Komitetit Ekzekutiv të Nionit dhe kanë hartuar e kontaktuar qeveritë përkatëse në lidhje me rifillimin e aktiviteve futbollistike të ndërpreja që në fillimin e muajit mars.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit, ka kryer të njëjtën gjë. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka dërguar një shkresë zyrtare dy ministrive, asaj të Shëndetësisë, dhe ministrisë së linjës, ku në letrën për krerët e dikastereve, Orgesa Manastirliu dhe Besa Shahini, ka propozuar që klubet e futbollit të rinisin stërvitjet më 2 maj, ndërsa 18 ditë më pas, më 20 maj, të fillojë aktiteti.

FSHF kërkon që aktiviteti të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta higjieno-sanitare, për të garantuar kështu shëndetin e sportistëve dhe personave të tjerë të përfshirë direkt në një 90 minutësh futbolli. FSHF premton nga ana e saj rigorozitet, teksa mbetet e hapur për diskutim dhe bashkëpunim me dy ministritë në ditët në vijim.

 

Letra E Fshf/BW