.

Shkon në 123 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 7 raste të reja brenda 24 orëve

Ka shkuar në 123 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona.

Mediat greke raportojnë se 7 raste të reja janë raportuar në këto 24 orë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 2.408. Ndërkohë, në 4 maj pritet të nisë dhe faza e parë e rihapjes, ku qytetarëve nuk do u duhet më që të marrin autorizim për të dalë nga banesa. Po asht në këtë datë do të hapen edhe disa dyqane dhe parukeritë.