.

“Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më”, Rama: S’do tërhiqemi nga presionet e padijes, do zbatojmë planin


Teksa numri i te vdekurve ne vendin tone nga COVID-19 ka shkuar ne 26, kryeministri Edi Rama vjen me nje mesazh, drejtuar qytetareve. Permes nje postimi ne ‘Facebook’ kreu i qeverise thekson se qeveria do të vazhdoje të zbatojë planin dhe ta adaptojë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.

Mes te tjerash ai theksoi se “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më”.

MESAZHI I RAMES
? VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri?

? Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

? Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti!

 

? VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht…

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 16 avril 2020

/BW