.

Ngjela në Open: Po nuk ndërhyri SHBA, Bashkimi Europian nuk e kalon krizën

Avokati Spartak Ngjela foli në Open në Top Channel ku tha se Bashkimi Europian nuk ka dhënë një shifër optimistë për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të pandemisë së Covid-19.

Çfarë do të ndodhë më Bashkimin Europian, a do të shpërbëhet?- e pyeti Eni Vasili.

“Situata është e komplikuar. Shifra që dha BE nuk është optimiste. Bashkimi Europian ka 446 milion banorë dhe dha 500 miliard euro, ndrësa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 320 milion banorë dhe dha 2 biliard dollarë.

Dëmi i kësaj krize mund të parashikohet në 9-10 trilion euro. Unë them se situata është sikur në krizën e Luftës së Dytë Botërore në qoftë se Amerika nuk ndërhyn, BE-ja nuk do ta kalojë krizën”- tha Ngjela.