.

Plani ekonomik/ Rama në Open: Nuk ka ardhur Sudja me thes parash, në luftë mbijetohet

Kryeministri Edi Rama është I ftuar  në Open në Top Channel ku foli për masat e reja të marra nga qeveria. Rama u ndal edhe tek plani ekonomik duke akuzuar kërkesat e biznesit të madh ku tha se ardhja e virusit nuk është ardhja e një thes me para.

Çfarë do bëhet me kërkesat e biznesit të madh?- e pyeti Eni Vasili.

‘Jemi në luftë dhe në luftë nuk jetohet por mbijetohet. Dhe me masat e marra deri tani ne do sigurojmë një mbijetesë të gjatë, sepse lufta nuk ka mbaruar. Ka shtete që e parashikojnë luftën edhe 3 vjet.

Ardhja e Covidit nuk do të thotë se erdhi sudja me thesin e parave. Ne të gjitha kërkesat i kemi lexuar dhe marrë në konsideratë por po të përmbushen kërkesat e biznesit të madh i bie që ti lëmë të gjithë pesnionistët vetëm”- tha Rama.