.

“Opozita e dobët, popullariteti i Ramës është rritur”- Sejamini debaton me Baton Haxhiun në Open

Pas intervistët që kryeministri Rama bëri në Open në Top Channel ishin dy analistët, Neritan Sejami dhe Baton Haxhiu që komentuan deklaratat e kryeministrit Rama.

Sejamini tha se Rama nuk ka një plan ekonomik të qartë dhe po gabon me masat e marra. “Unë e ndjeka intervistës për rreth një orë. Kryeministri flet shumë por nuk thotë asgjë. Paketa e turizmit është shumë e vonuar. Kryeministri nuk po merr masa. Duhet një paketë e madhe në ekonomi. Rama thotë se shteti është në hall, por në të vërtetë shteti nuk është në hall sepse detyra e shtetit është të shërbejë. Në hall është qytetari ”- tha Sejamini.

Ndërkohë e kundërshtoi Baton Haxhiu. Haxhiu tha se dy fakeqësitë e ndodhura e kanë rritur popullaritetin e Ramës. “Menaxhimi i krizave, ajo e tërmetit dhe kjo e koronavirusit i ka dhënë Ramës një popullaritet të madh. Opozita është e dobët. Kjo do të sjellë probleme të konsiderueshme në demokracinë shqiptare- tha Baton Haxhiu.