.

Në një spital të Detroit njerëzit me Covid-19 vdesin nëpër korridore pa u ardhur në ndihmë. Dëshmitë tronditëse të mjekëve dhe infermierëve

Exterior view of Sinai Grace Hospital in Detroit, Monday, Dec. 6, 2010. (AP Photo/Carlos Osorio)

Një spital në Detroit ka qenë aq i mbingarkuar nga fluksi i pacientëve me Covid-19 saqë të paktën 2 njerëz kanë vdekur në korridoret e dhomave të urgjencës para se mund t’u jepe ndihma, i thanë CNN punonjësit e kujdesit shëndetësor.

CNN foli me pesë punonjës të spitalit “Sinai-Grace”, pjesë e sistemit të Qendrës Mjekësore në Detroit, të cilët thanë se anëtarët e stafit mendojnë se nuk kanë mjaft bashkëpunëtorë ose furnizime për t’u marrë me krizën.Shumë nga pacientët supozohet se janë pozitiv me Covid-19 sepse kanë simptoma virale, por rezultatet e testit të tyre duhen ditë për tu përpunuar, thanë punonjësit e spitalit.

Kushtet janë aq drastike në “Sinai-Grace” saqë të dielën në mbrëmje, i gjithë stafi i infermierëve të urgjencës gjatë turnit të natës protestoi duke mos pranuar të punojnë dhe kërkuan që më shumë infermierë të rekrutohen për të ndihmuar.

Pacientët në Sinai-Grace nuk janë vetëm nga dy nëpër dhoma dhe shumë janë vendosur nëpër korridore, sipas katër punonjësve të kujdesit shëndetësor. Dy punëtorë thanë se pacientët me sëmundje kritike, përfshirë pacientët me ventilim, janë mbajtur herë pas here në korridor.

Të paktën dy pacientë kanë vdekur në shtretërit e korridorit, sipas një mjeku në institucion. Punëtorët e kujdesit shëndetësor në spital, përfshirë mjekun, folën për CNN për gjendjen e anonimitetit si shqetësim për punët e tyre.

“Ne kemi pasur pacientë që vdiqën në shtretërit e korridorit sepse infermierja nuk u gjeti dot pulsin. Çdo infermier ka kaq shumë pacientë sa që në kohën që do të vijnë të kontrollojnë një tjetër, ekziston mundësia që pacienti të mos ketë më puls”, thotë mjeku.

Tubi i frymëmarrjes i një pacienti tjetër është shkëputur nga ventilatori dhe pacienti vdiq para se stafi të mund të përgjigjej, thanë dy punonjës.

Michigan ka numrin e tretë më të madh të rasteve Covid-19 në SHBA, pas New York dhe New Jersey, sipas Universitetit Johns Hopkins. Brenda një muaji, rastet janë rritur nga 300 në 20 mijë pasditen e së mërkurës.

Një numër spitalesh në të gjithë vendin janë afër ose kanë arritur kapacitetin për shkak të rritjes së pacientëve me Covid-19.