.

Mjeku i njohur jep lajmin e mirë në Open: Pritet të vijë medikamenti që dha efekt ndaj Covid-19

Mjeku i njohur Dritan Kalo foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype. Kalo foli për situatën në spitalin Infektiv dhe për trajtimin qëpo u bëhet pacientëve.

‘Situata në Infektiv është komplekse ku ka pacientë në gjende të qëndrueshme por edhe pacientë në gjendje të intubuar. Trajtimi i pacientëve është shumë profesional.

Pacientët po marrin trajtimin e duhur, një trajtim që po bëhet edhe në spitalet më të mira të botës. Dua të them që ambasadori shqiptar në Japoni po bën përpjekje që të sjellë në Shqipëri medikamentin që atje ka dhënë shumë efekt, Avigan-in’- tha Kalo.