.

“Kthimi i fundit në shtëpi”- Humbën jetën nga Covid-19, media italiane publikon fotot e makinave funerale me shqiptarë që udhëtojnë drejt Durrësit


Mediat italiane kanë publikuar fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit ku thuhet se janë viktimave të shqiptarëve që po rikthehen në atdhe pasi humbën jetën nga koronavirusi.

Fotografi janë publikuar dy ditë më parë nga faqja lokale në Bari, “Antennasud”.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”, shkruan faqja italiane teksa publikon fotot e fotografit, Francesco Saccente.

92369850_10157566008898717_4701346183740653568_n

92455266_10157566009023717_7522577228295569408_n (1)

92455266_10157566009023717_7522577228295569408_n

92458091_10157566008933717_2888769431054319616_n

92473541_10157566008843717_5249151116108627968_n