.

Manastirliu jep lajmin e mirë: Një tjetër infermiere shërohet nga koronavirusi

Edhe një tjetër infermiere është shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në FB, ministrja pohon se në total numri i personelit mjekësor të shëruar është 28.

Mesazhi i Manastirliut

Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me ?#COVID19? është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1️⃣ infermiere në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP??

Shkon në 2️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 1️⃣6️⃣5️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?#FORCA