.

Çfarë do të bëhet me kërkesat e biznesit të madh? Ja si përgjigjet Rama në Open

Kryeministri Edi Rama është I ftuar  në Open në Top Channel ku foli për masat e reja të marra nga qeveria. Rama u ndal edhe tek plani ekonomik duke akuzuar kërkesat e biznesit të madh ku tha se ardhja e virusit nuk është ardhja e një thes me para.

Çfarë do bëhet me kërkesat e biznesit të madh?- e pyeti Eni Vasili.

“Biznesi i madh nuk do që të paguajhë dritat. Si mundt të pranojmë në këtë kërkesë? Në Shqipëri pensionistët dhe invalidët janë paguesit më të rregullt të dritave. Tani këto të paguanë dhe të pasurit e Shqipërisë që unë si quaj oligak të mos paguaj dritat. Unë i kuptoj shumë mirë që këtë vit nuk do bëjnëpushime jashtë por tani ka ardhur koha që të pasurit e Shqipërisë të vizitojnë Shqipërinë”- tha Rama.

Biznesi i madh nuk duhet ta flakë punonjësin në rrugë sepse suksesi i  bizneseve vjen nga punonjsit. Ato janë suksesi juaj, ato janë familja juaj- shtoi Rama.

Vazhdon dhe më pyet biznesi, ne nuk i paguajmë dot, nuk I mbajmë dt të gjithë punonjësit në punë?- e pyeti Eni Vasili.

Po e di që ato nuk I paguanë dot. Pranda ndërhyjmë ne. Këtu ndërhyjmë ne që punonjësit të mos flaken në rrugë- u përgjigj Rama.