.

“Valsi i izolimit”, 7 vjeçari kompozon muzikën që do iu qetësojë shpirtin (Video)

Stelios Kerasidis performoi për herë të parë para publikut kur ishte vetëm tre vjeç dhe është ngjitur në skenat e Carnegie Hall në New York dhe Royal Albert Hall në Londër.

“Përshëndetje, unë jam Stelios dhe jam në shtëpi, porsi ju. Le të tregohemi të duruar dhe së shpejti do të notojmë në det. Po ju dedikoj diçka që e kam kompozuar vetë,” thotë ai në një video të publikuar në YouTube para se të nisë të performojë.
Si djali i një mësuesi pianoje, pianisti i tij i preferuar është i ndjeri Glenn Gould që njihet për interpretimet e JS Bach.

Përmes “Isolation Waltz,” piansti do t’i nxisë njerëzit të durojnë edhe pak më shumë, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i rezistojnë izolimit si pasojë e pandemisë.