.

Krijohet testi që zbulon nëse ke koronavirus në vetëm pak sekonda

Zyrtarët e mjekësisë në SHBA janë duke punuar që të krjohet një test për koronavirusin që të nxjerrë rezultate në një kohë sa më shkurtër.

Së fundmi, një shkencëtar ka zhvilluar një teknologji të re që mund të ketë gati diagnozën për disa sekonda me 98 % saktësi.

Barath Narayanan, një shkencëtar në Universitetin e Instituti të Kërkimeve Dayton, ka dizajnuar një softuer specifik që mund ta zbulojë sëmundjen duke bërë një skanim me rreze X.

Ky proces përdor një algoritëm që është trajnuar të përdorë skanimet e personave që nuk e kanë sëmundjen për të bërë krahasime me atë që rezultojnë të infektuar me Covid-19.

Narayanan shpjegon:

“Kjo do të thotë që softueri vendos nëse ka diçka, në një vend të caktuar të mushkërive, dhe ajo që zbulohet analizohet nëse i plotëson kriteret e tij për klasifikimin e imazhit si me shenja të COVID.”Testet që përdoren aktualisht për të zbuluar koronavirusin kërkojnë të paktën 48 orë që të nxirret rezultati. /abcnews.al