.

Anila Basha bëhet nënë për herë të parë, nderon kujtimin e të atit me emrin e djalit

Gëzim i madh në këto dite të vështira!Vjen në jetë Aris, djali i themelueses dhe drejtueses së Newsbomb Anila Basha.

Aris është emri që ka zgjedhur Anila për birin e saj në kujtim të të atit Aristotel me të cilin ajo ka patur një lidhje mjaft të fortë.

Ari ka ardhur në jetë i bukur dhe i shëndetshëm në këtë ditë plot diell duke i falur Anilës emocione të papërshkrueshme.

Deri në orët e fundit të shtatzënisë ajo ka qenë në krye te detyrës duke raportuar dhe tashmë po shijon çastet e para me birin e saj./Newsbomb