.

SHBA, vendi me më shumë të prekur nga COVID-19, ja sa shkon numri i viktimave

SHBA-ja, që ka kaluar pragun prej 10 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri që prej fillimit të pandemisë, ka regjistruar 1 150 të vdekur të tjerë në 24 orë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi numëron zyrtarisht më shumë se 366 000 raste të infektuara, pothuajse 30 000 raste më shumë në 24 orë dhe 10 783 të vdekur në total, sipas të dhënave të aktualizuara.SHBA-ja është vendi që numëron më shumë raste të deklaruara zyrtarisht me COVID-19.

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në vend është rritur prej disa ditësh me më shumë se 1 000 të vdekur çdo ditë, duke iu afruar pak nga pak bilancit të Italisë me 16 523 të vdekur dhe Spanjës me 13 005.