.

Lokali i djegur në Vlorë/ Pronar, burri i deputetes së Kuvendit. Çfarë deklaroi ai në polici

Lokali i përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës është pronë e bashkëshortit të deputetes së opozitës së re në Kuvendin e Shqiperisë, Enada Kapllani.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale A.Kapllani i është djegur vetëm pjesa e banakut, që ndodhej në pjesën e jashtme të subjektit.

Flakët janë verejtur nga një patrullë e policisë, që më pas ka lajmëruar zjarrfikëset, me nderhyrjen e të cilëve është minimizuar dëmi.Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi një person është parë duke u larguar me vrap nga zona.

Pronari ka deklaruar në polici se nuk ka asnje konflikt dhe njihet si ne person i rregullt dhe pa probleme ne Vlorë, por policia është duke punuar per zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.