.

“Ju jemi mirënjohës më shumë se kurrë”, ambasadorja Yuri Kim falënderim të veçantë për mjekët

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, jep një mesazh falënderues për të gjitha stafet mjekësore në Shqipëri, e mbarë botën, të cilët po përballen me luftën kundër koronavirusit.

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se sot më shumë se kurrë ju jemi mirënjohës atyre që na mbajnë të shëndetshëm.

“Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ne jemi më mirënjohës se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetëshëm. Faleminderit për çdo mjek, infermier, Teknik laboratori dhe të gjithë heronjtë e shëndetit në Shqipëri dhe në mbarë botën, që udhëheqin luftën kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën tuaj të vështirë, ekspertizën dhe guximin”, shkruan ambasadorja Kim.