.

Meta i ktheu për rishqyrtim, Komisioni i Ligjeve rrëzon dy dekrete të Presidentit

Komisioni i ligjeve rrëzoi sot dy dekretet e presidentit Ilir Meta, të cilat i ishin kthyer Kuvendit për rishqyrtim.
Bëhet fjalë për dekretin numër 11.456, “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, të njohur si anti-KÇK.

Po ashtu me unanimitet votash u rrëzua edhe dekreti numër 11.457, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës i ktheu Kuvendit për shqyrtim dy ligjet në fjalë duke theksuar se cënonin dispozitat kushtetuese.