.

18-vjeçarja e infektuar shkon në supermarket: Do t’ju shkurtoj jetën, do vdisni…(FOTOT)


Lorraine Maradiaga, një 18-vjeçare e dyshuar me koronavirus, postoi disa video shqetësuese në rrjetet e saj sociale, ku shprehej duke ofenduar se do të infektonte njerëzit me Covid-19.

18-vjeçarja shkoi për të bërë testin dhe infermierja i tha të shkonte në shtëpi dhe të priste rezultatet, pas simptomave të dyshimta. Por gjithsesi, ajo shkoi në një supermarket dhe tha se do t’i infektonte të gjithë.

“Jam te Walmart gati për t’i infektuar të gjithë sepse nëse unë fundosem, të gjithë ju do të fundoseni. Nëse doni të infektoheni me koronavirus dhe të vdisni, më telefononi. Do t’ju takoj dhe do t’ju shkurtoj jetën”, u shpreh Maradiaga.

“Prindërit më thanë të qëndroj në shtëpi. Kush jeni ju të më thoni të qëndroj në shtëpi?”, shtoi duke ofenduar 18-vjeçarja.

Policia e Carrollton në Texas arriti ta identifikonte Lorraine Maradiagën, por kur shkoi në shtëpi, ajo nuk ishte.