.

Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh, aktori i humorit Gezim Kruja.

Per mbi 60 vite kontribuoi duke u bërë një prej figurave më të dashura të artit shqiptar me pjesë të pafundme humoristike. Është nje nga emblemat e skenes se humorit. Gezim Kruja u nda nga jeta ne moshen 80 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.

Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë po në qytetin e lindjes. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmorë. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.