.

“Të dridhura, dhimbje, ethe…”, gazetarja e gjigantit botëror preket nga koronavirusi

Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin, ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Ka qenë vetë gazetarja e “CNN” ajo e cila ka bërë publik këtë lajm, me anë të një postimi në profilin e saj në Insagram.

Brooke Baldwin ka treguar edhe disa nga simptomat që po i jep virusi vdekjeprurës, por fatmirësisht ashtu siç pranon edhe vetë gazetarja shëndeti i saj deri më tani është mirë.

“Çkemi miq.Unë kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë, por prapë më kapi.

Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Sinqerisht ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.