.

Studiuesit kinez flasin për një tjetër lloj COVID-19:Nuk është aq i transmetueshëm, por zgjat…

Studiuesit kinez kanë paralajmëruar një tjetër mutacion të koronavirusit që mund t’i infektojë njerëzit për gati 2 muaj.
Ata kanë identifikuar rastin e një burri të moshës së mesme që i zgjati sëmundja për 49 ditë, një kohëzgjatje më e madhe sesa rastet e tjera.Trajtimi i tij duhet të bëhet përmes transfuzionit të plazmës së dikujt që ka mposhtur koronavirusin.
Sipas studimeve të mëparshme, pacientët që u shëruan nga COVID-19, rezultuan negativ mesatarisht pas 20 ditësh.Rasti që zgjati më tepër ishte 37 ditë.Por, krahas kohëzgjatjes së sëmundjes, pacienti kinez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte vetëm simptoma të lehta.Ai kishte probleme me mushkëritë që u zhduken pasi u dërgua për trajtim në spital.
Sipas studiuesve rasti i pacientit mund të ishte kronik.Sipas tyre ky informacion mund të tregojë për një lloj tjetër të COVID-19, i cili nuk është aq i transmetueshëm, por që është më i vështirë për tu eleminuar.
Ata paralajmëruan se këta pacientë kronik, të cilët nuk do të trajtohen për shkak të simptomave të lehta, mund të vazhdojnë të përhapin infeksionin./Mirror, Hapur.al