.

Paga e luftës/ Ministrja Denaj në Open: Ja sa biznese dhe punonjës përfitojnë

 

Ministrja e Financae dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli në Open në Top Channel për pagë e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot.

Denaj tha në Open se ka rreth 60 mijë punonjës  dhe rreth 30 mijë biznese.

Nga llogaritjet tona rezultojnëse kemi rreth 60 mijë punonjës që do ta përfitojnë pagën e luftës. Ndërsa nga niptet active kemi 30 mijë biznese. Aplikimi duhet bërë nga bizneset por paga do u kalojë në llogaritë e punonjësve- tha Denaj.

Si janë zgjedhur këto biznese që do të përfitojnë?- e pyeti Eni Vasili.

Kjo është zgjidhur duke parë se cilët biznese janë mbyllur nga kjo pandemi. Biznesi që është mbyllur nga kjo situatë do të përfitojë- tha Denaj.