.

Ministrja e Ekonomisë tregon në Open: Pagesa e luftës bëhet brenda muajit

Ministrja e Financae dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli në Open në Top Channel për pagë e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot. Denaj tha se pagesat do të bëhen brenda këtij muaji.

“Kanë nisur aplikimet. Sot kanë aplikuar 5700 biznese. Pas përfundimit të aplikimit dhe verifikimit të llogarive do të kalojë edhe pagesa”- tha Denaj.

A do paguhet marsi, apo prilli?- e pyeti Eni Vasili

Pagesa do bëhet në muajin prill dhe do jetë pagesa e prillit. Pagesa që bëhet në maj do jetë e maujit maj dhe pagesa që bëhet në qershor është e muajit qershor- tha Denaj.