.

Lajmi i mirë nga Anglia! Krijohet testi që zbulon koronavirusin për 5 minuta dhe kushton vetëm 2 paund

Lajm i mirë nga Anglia!Një studiues ka zbuluar një test për të kuptuar nëse ke koronavirus brenda 5 minutash dhe mund të kushtojë më pak se 2 paund.
Aktualisht pacientët që dyshojnë se kanë COVID-19, duhet të presin 48 orë për rezultatin, ndonjëherë më shumë se kaq.
Por, falë punës së shkencëtarëve që po përpiqen të gjejnë një test të besueshëm dhe të shpejtë për të identifikuar pacientët me koronavirus, ka dalë kjo metodë unike.
Shpikja përfshin fushën e mikrospektroskopisë me rreze infra të kuqe që mund të identifikojë dhe studiojë përbërjen e substancave kimike.
Sipas profesorit Maneesh Singh, pronar i kompanisë ‘Biocel Analytics’, pajisja do të krijojë një spektër unik që përmes gjurmës së gishtërinjve do të zbulojë nëse jeni pozitiv apo negativ.Kjo u bë e mundur falë profesorit dhe kolegëve të tij vetëm në një javë, raporton HullLive.

“Ne jemi në një krizë të madhe dhe duam të ofrojmë një zgjidhje të mundshme, nuk e bëjmë për fitim”, shprehet profesori.
Ai tha se çdo fitim nga ky testim do shkojë për hulumtime të mëtejshme dhe ka si synim që të dërgojë të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve përmes bluetooth në një aplikacion që mund të shkarkohet në cdo pajisje celulare.
“Gjëja e mirë në lidhje me këtë matje të” gjurmëve të gishtërinjve “është se janë të dhëna numerike, një matje objektive e cila mund të vihet në një algoritëm./Mirror, Hapur.al