.

Lajm i mirë nga Infektivi/ Manastirliu: Shkon në 13 numri i stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19

Edhe 5 mjeke e infermire, pjese e personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.

“Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”- tha ajo.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.