.

“Ramën do ta rras në burg”, deputeti Kujtim Gjuzi sfidon Policinë e Shtetit, publikon videon duke …

Kujtim Gjuzi ka sfiduar haptazi Policinë e Shtetit duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një video në rrjetet sociale duke drejtuar makinën duke folur në celular.

“Zona elektorale Fushe-Kruje-Grepse per nje emergjence familjare ne familjen e zotri Allamanit”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.

Por ai u paralajmërua nga ndjekësit e tij se kryeministri Edi Rama do e fuste në burg pasi po ngiste makinën duke folur në telefon.

Megjithatë duket se deputeti Gjuzi nuk është i frikësuar. Ai është përgjigjur duke thënë: “Edin do ta rras në burg se ka shkelur Kushtetutën mik.”