.

“Deklarojnë paga të rreme sikur janë fasonë”, Rama flet për paketën e ndihmës dhe kërkesën e klubeve të futbollit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndonëse paketa ekonomike për të përballur këtë krizë do të zgjerohet, klubet e futbollit nuk do të përfshihen.

Sipas Ramës klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sa një kompani fason dhe për këtë arsye nuk duhet të ankohen sot, por duhet te adaptohen njesoj si kane bere klubet ne te gjithe boten.

Do ketë rishikim të paketës? Duke qenë se edhe mediat edhe klubet e futbollit kanë kërkuar të përfshihen?  

Rama: Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti.