.

U rikthye në sistem për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit, mjeku i njohur pozitiv me Covid-19

Në Open në Top Channel po diskutohet për  koronavirusin ku i ftuar në studio është doktor Pëllumb Pipero. Pipero iu përgjigj pyetjeve të publikut.

A është e vërtetë që ka drejtues spitali të shtuar në Infektiv?- e pyeti Eni Vasili.

Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri(Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension.

Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta- tha Pipero.