.

Të bllokuar në Durrës, drama e familjes kolumbiane që as qumësht nuk blen dot


Kolumbia ka marrë vendimin që të mbyllë kufijtë dhe të ndalojë fluturimet në vend që nga data 24 mars. Por kjo ka bërë që rreth 4500 persona të ngelen jashtë vendit amerikano-latin dhe të gjenden në momente të vështira.

I tillë është rasti i Viviana Pieschacon-es, që gjendet e bllokuar në Durrës me bashkëshortin dhe beben e tyre vetëm 6 muajshe.

Nisur nga fakti që në vendin tonë është vendosur karantina, ata nuk kanë një dokument shqiptar e kjo do të thotë që nuk mund të dalin që të blejë artikuj për vajzën e tyre.“Ne na shqetëson që nuk mundemi që të dalim nga banesa për të blerë qumësht për beben dhe vetëm mund të qëndrojmë deri më 3 prill.

Kemi plotësuar formularin e kërkuar nga qeveria, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, tha ajo për “El Pais”.

Në shkurt ata udhëtuan në Evropë, ku vizituan Spanjën, Italianë dhe Shqipërinë.

“Për fat të mirë nuk shkuam në Itali. Por për fat të keq ambasada kolumbiane është në Itali”, tha Pieschacon./gazetashqip