.

“Shqipëria shembull për të gjithë botën, krenar që i drejtoj”, Edi Reja: Ramën e njihja më parë, më telefonoi dhe më tha…


Gjesti i bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të dërguar 30 mjekë në Itali në këtë moment shumë të vështirë që po kalon ky vend, ka marrë vlerësimet e shumë njerëzve.Një nga ta është edhe trajneri italian i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij është shprehur se Rama ka bërë një gjest shumë të madh, duke treguar zbuluar se ishte ai që e kontaktoi për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

“Unë e njihja Edi Ramën që nga koha kur isha pjesë e Lacios, ai dëshironte që unë të merrja drejtimin e Shqipërisë. Vitin e kaluar më telefonoi dhe më tha: ’Çfarë po bën në shtëpi? Pse nuk merrni drejtimin e Shqipërisë?’ Ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke dërguar mjekët në Itali.
Jam krenar që drejtoj atë kombëtare dhe që i thashë ‘po’ propozimit të tyre. Është një shembull shumë i mirë për të gjithë botën. Një vend që nuk është i pasur si vendet e tjera të Europës, por demonstruar solidaritet. Ata nuk kanë kushtet e Italisë në spitale, por janë shumë bujarë.

Koronavirusi në Shqipëri? Rama pas rasteve të para ishte i vendosur dhe mbylli gjithçka. Nuk lejohet asnjë njeri pas orës 13:00./panoramasport