Që pas bërjes publike të lidhjes së tyre Rudina Dembacaj publikon shpesh foto dhe video me partnerin e saj të ri ish-deputetin Mark Frroku.
Madje moderatorja nuk ngurron të flasë për marrëdhënien e saj me Frrokun dhe fëmijët e tij, duke u treguar shumë e hapur me ndjekësit.
Së fundmi, ajo ka ndarë momente nga karantimi i saj me fansat në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar moderatorja ka zbuluar një nga aftësitë e ish deputetit që është gatimi.
Ai shihet në kuzhinë shumë i fokusuar te ushqimi që po gatuan ndërsa Dembacaj e filmon./panorama