.

Gati sa nuk bie nga barela/ Helikopteri sjell një pacient në QSUT, një mjeke e vetme përpjekje për ta rikthyer në jetë

Pak momente në parë një helikopter ka sjellë një pacient në urgjencën e QSUT.

Në pamjet e sjella nga “News24”, shihet vështirësia që kanë mjekët për ta nxjerrë nga helikopteri.Njëra nga mjeket rrëzohet në tokë dhe për pak edhe pacienti që ndodhej në barelë. Pasi e ulën në tokë, mjekja i jep ndihmën e parë pacientit, duke i bërë masazh kardiak.

Sipas gazetares në terren, personi nuk është i prekur nga COVID-19 dhe nuk është transportuar te Infektivi./bw