.

“Nesër fillojmë punën”- Flet në Open mjeku që shkoi në Itali për luftën ndaj Covid-19

Doktor Ermal Pashaj është një ndër 30 mjekët shqiptarë që kanë shkuar në Itali. Ermal Pashaj foli në Open në Top Channel ku tregoi se si u pritën në Itali dhe në çfarë sektorësh janë caktuar.

“Pritja ishte shumë e mirë. Unë jam rritur dhe shkolluar në një universitet që ka lidhje të ngushta me Italinë. Kështu që e shikoja si një obligim moral”- tha Pashaj.

Ka një lajm që qarkullon në media që ju do i nënshtroheni një provimi për të parë aftësitë tuaja, sa e vërtetë është kjo?- e pyeti Eni Vasili.

Ka një keqkuptim tek kjo pjesë. Ne kemi qëndruar deri vonë duke përkthyer CV tona. Ka filluar ndarja dhe përcaktimi i sektorëve për 30 mjekët shqiptarë. Italia ka mjekë, por ideja është që duhet të zëvendësohen ato që janë infektuar.

Nesër presim të fillojmë punën. Jemi në vijën e parë. Situata është e rënduar por kemi shpresë. Unë u them familjes dhe të gjithëve na lini të bëjmë punën tonë. Ne kemi punuar gjithmonë larg vëmendjes mediatike- tha Pashaj.