.

Mjekja e njohur tregon në Open kapacitetet e spitalit Shefqet Ndroqi për luftën ndaj Covid-19

 

Mjekja Alma Cani, Shefe e Reanimacionit te Sanatoriumit foli në Open në Top Channel ku dha detaje për kapacitetet e këtij spitali.

Doktoresha ju keni folur për optimizëm më herët, a janë kapacitetet e spitalit Shefqet Ndroqi shenjë për optimizëm?- e pyeti Eni Vasili.

Kemi mundësi për 12 perosna që vijnë në gjendje të rëndë. Në momentin Spitali Infektiv është i mbushur dhe ka persona të tjerë që kanë vështirësi në frymarrje do të shtrohen në spitalin Shefqet Ndroqi ose siç quhet tashmë Spitali Covid2- tha mjekja Alma Cani.