.

‘Kjo është jeta ime’, mjeku tregon si shkoi vullnetar në Itali pa u treguar prindërve

Ermal Pashaj,  një nga 30 mjekët dhe infermierët që shkoi vullnetar në Itali për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit, ka zbuluar në Open detaje nga pritja atje.

Ermali tha për OPEN se iku në Itali pa i treguar familjes, pasi do kishte qenë shumë e vështirë përballja me ta.

“Nuk u thashe prindërve që po shkoj në Itali, e dija se do përballesha me vështirësi me ata. Ky është vendimi im. Kjo është jeta ime. E mora vendimin pa menduar për riskun, por për sikletin tek njerëzit tanë të dashur”, tha ai.