.

“Kam problem me gruan”- Rama merr në telefon qytetarin! Ai nuk e beson dhe…


Një qytetar nga Fieri nuk e besoj deri në fund të telefonatës se po fliste me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kishte probleme shëndetësore bashkëshortja e tij, ndërsa kreu i qeverisë i premtoi se gjatë ditës së nesërme mjekët do t’i shkonin në shtëpi për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Dialogu:

Qytetari: Pronto!

Rama: Pronto! Edi jam. Edi Rama. Si je?

Qytetari: Ti je Edi Rama?

Rama: Ai duhet të jem. Ke lënë një shënim. Ti je Fatmir Idrizaj apo jo?

Qytetari: Po!

Rama: Ke lënë një shqetësim tek platforma e bashkëqeverisjes.

Qytetari: Kam problem gruan.

Rama: Ke problem gruan!(qesh) Pse?

Qytetari: Nga po më flet mua ti. Jam fare i çorientuar.

Rama: Unë jam Edi Rama. Po të marr në telefon. Ti do të dish se në çfarë vendi jam i ulur?! Jam në zyrë dhe po të marr sepse ke lënë një shqetësim. Ke arsye shëndetësore apo ke problem gruan se nuk po të kuptoj.

Qytetari: Ju puth fort për së largu kushdo qofshi ju!

Rama: Na puth!

Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor. I kam vënë koronaren në Tiranë dhe që atëherë ajo është me defekt të madh. Ka një enjtje të paparë dhe nuk lëviz dot.

Rama: Nesër në mëngjes do vijnë mjekët në shtëpi.

Qytetari: Ju përqafoj dhe ju puth. Nuk ma merr mendja që jeni Edi

Rama: Na mbyte me të puthura. Hap televizorin dhe më sheh.

Qytetari: Ta bëftë perëndia dritë dhe jetën e gjatë.

Rama: Të ketë jetë të gjatë gruaja.
/panorama