.

“Është koha për t’i dhënë fund duhanit”! OBSH në Shqipëri: Ja pse jeni më të rrezikuar nga COVID-19


OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që konsumojnë duhan se tani është koha e duhur për ta lënë.

Në një mesazh në “Facebook”, OBSH thekson se duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i bërë këta persona më të cënueshëm nga infeksioni i koronavirusit.

“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19. Është koha e duhur për t’i dhënë fund ? duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë ?”, thuhet në njoftimin e OBSH në Tiranë.

 

Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19….

Publiée par Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania sur Lundi 30 mars 2020