.

“Copash po bëhemi dhe do të bëhemi”- Kryeministri Rama porosit qytetarët: Mos harroni të….


Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të kenë durim për të përballuar këtë situatë, duke nënvizuar se do të ofrohet ndihmë ndaj çdo njërit prej tyre.

Rama dha porosi edhe një herë që të zbatohen rregullat për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ai nënvizon se me masat e ndërmarra do të ulen sa më shumë numri i të prekurve.

Rama: Kini besim dhe bëni durim. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Copash po bëhemi dhe do të bëhemi por na e bëni hallall për dobësitë dhe të metat dhe ndonjë gabim që mund të bëjmë rrugës, por edhe nëse bëjmë nuk janë me vetëdije apo indeferenca qëllimkeqe. Kjo është platforma. Futeni, vini arsyet dhe numrin e telefonit. Rezistencë! Po ecim relativisht mirë. E mira do ishte të mos kishim as të infektuar dhe as humbje jetësh. Kjo është luftë, luftë pa viktima dhe pa plagë nuk ka.

Ajo që mund të bëjmë është të kemi sa më pak nga të dyja duke ulur ato që mund të ishin shifrat katastrofike në rast se nuk do merrnim masa, në rast se nuk do të ndërgjegjësoheshim se kjo luftë për ekzistencë në mënyrë që nesër të ringrihemi dhe të ecim më përpara. Lani duart sa më shpesh.

Hapni dritaret sa më shumë pavarësisht se ka qenë pak ftohtë këto ditë por shpresoj që të përmirësohet edhe koha. Qarkullimi i ajrit ka një vlerë të jashtëzakonshme. Shmangni daljet sa më shumë. Dhe po u kollitët apo tështitë e dini vetë./panorama