.

Çfarë po kalon pa u trajtuar siç duhet këtë periudhë? OBSH del me thirrjen e fortë: Të mos lihet pas dore…


Fakti që të gjitha energjitë e shumë vendeve të botës janë fokusuar në luftën me pandeminë nga koronavirusi, nuk do të thotë që qeveritë të lënë jashtë vëmendjes sëmundjet e tjera shëndetësore. Thirrja vjen këtë të hënë nga OBSH.

“Shërbimet thelbësore shëndetësore për trajtimin e të gjitha sëmundjeve duhet të vazhdojnë përkundër krizës globale të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), raporton BBC.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus foli të hënën në lidhje me atë që po shkakton Covid-19 në sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

“Kërkesa në rritje të shpejtë për institucionet shëndetësore dhe punonjësit e shëndetit kërcënon të lërë disa sisteme shëndetësore të patrajtuara dhe sistemi shëndetësor të paafta për të vepruar në mënyrë efektive,” tha Dr Tedros në një konferencë për media në Gjenevë.

Por shefi i OBSH u bëri thirrje vendeve të mos lënë pas dore “shumë nevoja shëndetësore përveç Covid-19”, përfshirë vaksinimet rutinore, problemet e shëndetit mendor dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera infektive.

BBC ka publikuar edhe një përmbledhje të asaj që tha Dr Tedros ceku tjetër në fjalën e tij:

OBSH ishte “e kënaqur nga 20,000 punonjës të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që kanë kërkuar të kthehen në punë”

OBSH ka botuar një manual për mënyrën e krijimit dhe menaxhimit të qendrave të trajtimit për Covid-19

Sigurimi i lëvizjes së lirë të produkteve thelbësore shëndetësore është kryesore për shpëtimin e jetës

Vendet e G20 dhe OBSH po u bëjnë thirrje kompanive të rrisin prodhimin e furnizimeve thelbësore mjekësore

Qeveritë duhet të mbajnë qytetarët e tyre të informuar për kohëzgjatjen e synuar të masave për distancimin shoqëror.