.

30 mjekë shqiptarë në Itali/ Ministrja Manastirliu tregon në Open se e kujt ishte ideja

 

Në Open në Top Channel, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli me anë të një lidhje skype ku tregoi se si u zgjodhën 30 mjekët që shkuan në Itali dhe e kujt ishte ide.

30 mjekët që shkuan në Itali u pritën shumë mirë nga autoritetet, e kujt ishte kjo iniciativë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Kjo iniciacitë është shumë shpresdhënëse, pasi ne shkuan të ndihmojmë një vend që na ka hapur derën në momentet më të vështira tonat si dhe ky është një mision human. Është një mision human lufta ndaj Covid-19.

Natyrisht kjo iniciativë ishte e kryeministrit që sapo u lançua u përkrah dhe u mbështet nga mjekët dhe infemierët”- tha Manastirliu.