.

Nënpunësja e DAR në Fier, konfirmohet pozitive me koronavirus

Një tjetër rast i ri është konfirmuar me koronavirus në qytetin e Fier.Mësohet se ka rezultuar pozitive me koronavirus një nënpunëse e DAR në Fier.
Nuk dihet se si ka ardhur infektimi, nëse është vatër e re infeksioni apo zinxhir i vatrës së punonjësve të Thesarit në Fier. Autoritete po punojnë për të zbuluar se si është infektuar nënpunësja e DAR.

Ndërkohë deri më tani testet janë kryer për personat që kanë shfaqur simptoma. Është një numër mesatarisht prej 7 testesh në ditë.Të gjithë nënpunësit e Thesarit dhe nënpunësja e DAR ndodhen në vetëizolim në shtëpitë e tyre pasi fatmirësisht janë në gjendje të mirë shendëtsore./abcnews.al