Edhe në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po luftohet përballë pandemisë COVID-19, vjen një lajm i mirë nga Bashkia e Pukës.
Mësohet se 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me nje pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.
MESAZHI I BASHKISË
Mirmengjes me këtë lajm fantastik???
Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.
Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.
?Faleminderit ZOT!
Bashkë mund t’ja dalim!