.

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë në një moshë shumë të re lojtari i Atletiko Madridit

 

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur së fundmi Atletiko Madridin dhe jo vetëm këtë klub, por gjithë botën e futbollin.

Ka ndërruar jetë futbollisti i të rinjve të Atletiko Madridit, Kristian Minkola, në moshë shumë të re 14 vjeç. Lojtari në fjalë luante për të rinjtë e Atletikos, Infantil C dhe klubi madrilen ka njoftuar ditën e sotme se ai ka ndërruar jetë. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë në klub, me shkaqet e vdekjes që nuk dihen ende.

Të gjithë nga klubi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit, në këtë moment shumë të vështirë me të cilin ata duhet të përballen.

“Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlétiko Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atletikos, Enrike Serezo.

 

/panoramasport