.

Foto/Shtëpia shkrumbohet nga flakët, humb jetën e moshuara në Devoll, jetonte e vetme

Një e moshuar ka humbur jetën në Devoll si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe e cila jetonte vetëm në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia e të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa nga zjarri i fuqishëm është shembur dhe çatia. Zjarrfikësit kanë punuar për 2 orë deri në shuarjen e tij./BW