.

Erdhi nga Italia, 35-vjecari del pozitiv ndaj COVID-19. Shkon në 6 numri i të infektuarve në Shkodër

Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun Shkodër. Një 35 vjeçar nga Vau Dejësi, i ardhur nga Italia, ka rezultuar pozitiv. Lajmi konfirmohet nga gazetari i News 24 në Shkodër, Senad Nikshiqi.

35 vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka ardhur në spitalin e Shkodrës.Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe më pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa 2 janë nga Puka, një nga Vau Dejësi, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policisë gjyqësore në Shkodër.