.

Xhaçka në Open: Jemi 24 orë në këmbë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për mënyrën sesi qytetaëve do t’u dërgohen pensionet dhe ndihmat ekonomike. Xhaçka tha se grupi i punës është 24 orë në punë për të marrë ankesat e qytetarëve.

Kemi ngritur një grup pune profesionist. Janë në terren 12 mijë punonjës. Kemi krijuar harta për lehtësuar punën.

Është një sistem që është vënë në një moment  emergjence. Për të gjithë ata që nuk i kemi kontaktuar ka numra telefoni për të marrë ankesat. Janë administratorët e çdo bashkie që kanë lënë kontaktet dhe numrat që mund të kontaktohen. Jemi 24 orë në këmbë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve- tha Xhaçka.