.

Sërish bilanc tragjik në Itali, 683 persona të vdekur në 24 orët e fundit

 

Rritet sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali. Në 24 orët ë fundit në shtetin fqinj kanë vdekur 683 persona duke e çuar numrin total në 7503.

Ndërsa të infektuarit janë 57.521, 3.491 më shumë se ditën e djeshme. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur, 9.362, 1.036 më shumë se një ditë më parë./