.

Rama në terren, Vasili nxjerr foton e kryeministrit:Edi shko tek Infektivi e tako heronjtë që po të presin…

 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me daljen e kryeministrit Edi Rama nëpër disa tregje të kryeqytetit, ku ky i fundit pa nga afër situatën dhe se si zbatohen masat kundër COVID-19. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama teksa u thotë njerëzve që të dalin vetëm në rrugë, vet sipas tij del i shoqëruar.

Mes të tjerash Vasili thekson se Rama flet për luftë, ndërkohë që i sugjeron që të shkojë tek spitali Infektiv dhe të takojë heronjtë që po e presin.

MESAZHI I VASILIT
Edi shko te infektivi, mbeshteti heronjte dhe ne se trembesh shkojme bashke!
Edi Rama u thoshte shqiptareve:
“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!
Ndersa po vete Edi Rama del me nje tufe sejmenesh rreth e perqark dhe sigurisht edhe me nje qe do ta filmoje çfaqjen e tij.
Edi ata qe kane nevoje per mbeshtetje jane mjeket, infermieret dhe sanitaret e spitalit infektiv heronjte sic i kane pagezuar me te drejte.
Edi shko takoji, shko ne spitalin infektiv jepu mbeshtetje dhe kurajo ne sakrificen e jashtezakonshme te tyre.
Ti thua jemi ne lufte dhe ti udheheq luften.
Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin.
Po nuk pate kurajo, guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem.
P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmeneve/BW